Miqësorja e luksit/ SIGAL të dhuron dy bileta për Shqipëri-Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, sjell në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë një ndeshje miqësore të shumëpritur për tifozët shqiptarë.

Shqipëri-Itali do të mbushë shkallët e stadiumit kombëtar më 16 nëntor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin përmes televizionit.

Në historinë e Kombëtares Shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë me 4 herët Kampionët e Botës pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okaka.

Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me Kombëtaren “Axurre” Kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup.

Këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2017.

SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare, vjen me një mundësi të artë për të gjithë tifozët që këtë super-ndeshje duan ta ndjekin LIVE nga shkallët e “Air Albania Stadium”.

Kushdo që blen Online një prej paketave “Teleshëndet” ose Sigurimin e Pronës, fiton 2 bileta FALAS për ndeshjen Shqipëri-Itali.

Shqipëri-Itali luhet më 16 Nëntor, ora 20:45. Mos e humbisni shansin të shijoni këtë super-përballje nga tribunat e “Air Albania Stadium”.  Por ndërkohë të keni siguruar pronën tuaj apo të keni mjekun 24 orë me vete falë “TeleShëndet”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 606 2829

E-mail: info@uniqa.al

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV