VIDEO/ Portieri 20-vjeçar shënon golin e sezonit në Portugali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gol i rrallë u shënua në divizionin e dytë të futbollit portugez. Benfica B, ekip ku luan edhe Adrian Bajrami, mbrojtësi 20-vjeçar që debutoi me kombëtaren shqiptare në miqësoren e qershorit ndaj Estonisë (0-0), fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Trofense.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, teksa momenti më i bukur i ndeshjes ndodhi në minutën e 65-të. Portieri i ekipit B të “Shqiponjave të Lisbonës”, Samuel Soares realizoi një eurogol nga porta në portë, duke barazuar përkohësisht rezultatin.

20-vjeçari, i cili është pjesë e Portugalisë U21, festoi gjatë me shokët e ekipit, teksa pas ndeshjes komentoi kryeveprën e tij me këto fjalë: “Pashë që portieri i tyre kishte dalë disi nga porta dhe duke pasur erën në favor, vendosa të rrezikoj.

Për fat shkoi mirë, ky gol do të mbetet gjatë në memorien e njerëzve”, deklaroi Soares, realizimi i të cilit është kthyer viral në rrjetet sociale. Topi u përplas në shpinën e portierit pasi preku pjesën e brendshme të traversës dhe u regjistrua si një autogol, por kjo nuk ka shumë rëndësi pasi merita ishte e gjitha e “gardianit” të Benficas.

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV