Përjashtimi i Palokës dhe Leskajt, Berisha paralajmëron zhvillime të paparashikueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për përjashtimin e dy deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj 10 dit nga Kuvendi.

Berisha u shpreh se do të ketë zhvillime të paparashikueshme nëse deputetët do të trajtohen kështu.

Kryedemokrati u shpreh se opozita do t’i përgjigjet qeverisë në vazhdim.

“Unë prej kohësh kam folur për dyqanin e Lindës. Parlamenti trajtohet thjeshtë si dyqani i Lindës. Kryetarja e Parlamentit është një zonjë, dhe mua sigurisht në të gjitha rastet më takon të vetëpërmbahem, në qëndrimet publike ndaj një zonje, sepse nuk mund të tejkaloj standartet ndaj një zonje.

Unë në mënyrë publike i kam thënë asaj, se ti në këtë mënyrë do ta çosh parlamentin në zhvillime të paparashikueshme. Sigurisht ajo është një viktimë e Edi ramës, ndaj ne s’kemi marrë asnjë nismë kundrejt saj. Ëshë në tagerin e saj që të mbrojë veten e vet.

Përjashtimi id y deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe opozita do t’i pëergjigjet, kjo nuk ka pikën e dyshimit. Ju garantoj se opozita do t’i përgjigjet. Sepse në një anë ka një njeri me një fjalor stërordiner se s’po përdor epitete të tjera për të prishur gojën time. Sa herë vjen në parlament më vjen turp nga ato zonja, sepse në fund të fundit ato janë zonja, janë nëna, kanë burra dhe që ulin kokën s’thonë një fjalë. Prisni koha do tregojë, ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se ne mposhtemi me fjalor vulgar e kanë gabim”.

Të fundit

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara...

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në Mynih nuk janë...

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta...

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Lajme të tjera

Web TV