“Tradhtia ka emër”/ Balla: Sa milionë rubla mori Berisha nga i besuari Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të PS në Kuvend, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto dhe dokumente, të cilat sipas tij tregojnë se më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, politikanin Konstantin Kosachev.

“Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”-, shkruan Balla.

Duke publikuar dhe dokumentet, ai thotë se Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës, bazuar në një raport të sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini kundër Kosovës.

“Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës? Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute? Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?”-, pyet Taulant Balla.

Të fundit

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV