Lasgushi, ose poeti “Se dashuronte dashuria”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Pse Lasgush Poradeci është gjallë?! Po përse ne e dimë që ka vdekur? Përse nuk kemi folur për të? Ishte ora e mësimit të letërsisë në vitin 1986 kur i bëra pyetjet naive zyshës së letërsisë Fortunata Mullait. Por në vend që të merrja vërejtje të rëndë për pyetjet e “padenja”, zysha tha: Ora e mësimit për sot mbaroi. Mësimi vërtetë mbaroi, por jo leximi i vjershave të tij. Ato nuk ishin me dogma partie dhe në vargjet e tij nuk kishte frymë revolucionare. Ne adoleshentët e asaj kohe i lexonim sikur të ishin krijuar nga një i huaj. I lexonim si të ishin përkthime. Nganjëherë mendonim se ishin të Robert Burns-it. Por jo. Lasgushi ynë jo vetëm ishte gjallë dhe jetonte i struktur e i harruar në Poradecin e tij, por na kishte lënë krijime aq të bukura që ne i përpinim, jo i lexonim. Mes nesh, në vend të emrit Lasgush, përdornim togëfjalëshin “Se dashuronte dashuria”. Një poezi perlë e poezisë shqipe që kërkohej me qiri në dorë. Një lirikë që për nga stili dhe fabula kurrë se kishim lexuar më parë dhe tani më vjen aq mirë që ende nuk kam lexuar një më të mire se kjo. Epo, ishte e produkt i mjeshtrit Lasgush Poradecit. Poeti ynë i madh, më i madhi lirik i të gjitha kohrave sot ka ditëlindjen. Faleminderit Krijues që na dhurove këtë krijues poezish! (Më poshtë poezia kryevepër e Lasgush Poradecit)
SE DASHURONTE DASHURIA (Lasgush Poradeci)
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng´ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
Më pe më shpirt të llaftaruar.
Q´ahere silleshim më nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë…
Dh´i shtinja sytë gjith përdhe —
Gjithë përdhe m´i shtinje sytë…
Po me t´u ndarë vet e vet,
Më s´kishim turp që s´kishte fjalë…
Na rritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:
E prapë silleshim më nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.
Q´ahere qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng´ e pakuptuar.
Se kish kuptim, që s´kish kuptim,
Kuptim´ i fellë-i mallit t´onë;
Se malli jon´ ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;
Se s´dashuronja-as un´ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri — një fshehtësi
M´e fshehur sesa fshehtësija.

Të fundit

‘Berisha nuk ka asnjë shans të heqë non gratën’/ Beqiri: Po hetohet….

Avokati Idajet Beqiri deklaroi në një emision televiziv se Sali Berisha nuk ka asnjë shans që t’i hiqet “non...

Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta ditët e fundit, të shkaktuara nga situata e përgjithshme gjeopolitike dhe lufta tregtare e Shteteve...

Mark Samson e përdori për të kamufluar krimin, rrëfehet djali që Ilaria njohu në Tinder

Hetimet rreth vrasjes së Ilaria Sulës vazhdojnë, teksa ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë i burgosur, me prokurorinë që...

Skandali, prifti katolik arrestohet për abuzim seksual me të mitur

Hijet e skandalit të abuzimit me të mitur nga priftërinjtë janë rikthyer në Itali. Në Breshia, një prift 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht...

Shenjat e horoskopit që ndjejnë erën e tradhtisë nga një milje larg

Ata e ndjejnë në ajër se diçka nuk është në rregull. Ky është një talent i lindur. Ata kanë lindur me këtë element, pasi...

Lajme të tjera

Web TV