Olti Curri tallet me Ermal Mamaqin: Vera Grabocka të gënjen ty dhe 1500 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një eventi që mbajti për promovimin e librit të tij të parë “Në garë me veten”, Ermal Mamaqi tregoi dhe një histori sesi Vera Grabocka ka qenë ajo që e ka nxitur t’i futej prezantimit duke parë potencialin e tij.

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing ëith the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.

Kjo deklaratë e Mamaqit nuk ka kaluar pa u komentuar gjatë në rrjet, ndërsa së fundmi edhe Olti Curri kishte diçka për të thënë. Ai ka ndarë në Instastory lajmin e deklaratës së Ermalit, ku shprehet:

“Kujt i ka thënë Vera Grabocka që “ti nuk je më i miri, ti nuk je më ylli, më stari.” Hajde pra edhe një se u mbush, o Ermalin e dua shumë se i ka besuar Verës. Ndërkohë Vera: “Urdhëro unë t’i kam thënë këto?”, “Të kam thënë diçka që ta kam thënë vetëm ty, ty dhe 1500 njerëzve të tjerë që i kam nxjerrë në ekran)”.

Të fundit

Kundër “arrestit me burg”, Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në...

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

Lajme të tjera

Web TV