“Milan, formula e rikthimit”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është zyrtarisht dita e fundit e ndeshjeve në nivel klubesh para nisjes së Kupës së Botës në Katar dhe disa nga skuadrat më me emër dëshirojnë që ta mbyllin sa më mirë këtë fazë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport hapet me një titull kushtuar ambicieve të kuqezinjve: “Milan, formula e rikthimit”. Milan synon rikthimin tek fitorja në sfidën e sotme ndaj Fiorentinës, një skuadër e cila ka një rekord pozitiv ndeshjesh në trasfertë.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 13/11/2022

Corriere dello Sport ua kushton faqen e parë drejtuesve të Napolit: “As me Diegon”. As në kohën e Maradonës Napoli nuk u bë protagonist i një sprinti si ky i skuadrës së Spallettit.Prima Pagina Corriere dello Sport 13/11/2022

“Juve për Allegrin dhe jo për Sarrin” ka shkruar torinezja Tuttosport, e cila hapet me një faqe të parë në temën Juve-Lazio dhe një fragment i marrë nga intervista me Paolo Di Canio, lojtar që ka luajtur për të dyja skuadrat.Prima Pagina Tuttosport 13/11/2022

Në Spanjë, AS i kushton titullin intervistës me Antonio Rudiger: “Ne duam gjashtë titujt”. Mbrojtësi gjerman ka pasur një ndikim të madh me Real Madridin dhe dëshiron të vazhdojë traditën fituese të klubit iberik.Prima Pagina AS 13/11/2022

“Luis Enrique është më i miri në botë” është titulli i katalanases Mundo Deportivo, e cila hapet me intervistën e Jordi Alba që thur elozhe për trajnerin e Kombëtares Iberike.Prima Pagina Mundo Deportivo 13/11/2022

Marca e hap ditën gjithashtu me një titull kushtuar kombëtares spanjolle: Lewandowski: “Spanja luan bukur dhe është gjithashtu shumë efektive”. Bomberi polak beson se djemtë e Luis Enriques mund të bëjnë shumë mirë në Kupën e Botës.Prima Pagina Marca 13/11/2022

Të fundit

Berisha njoftoi protestë/ Reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë…

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë në zemër...

A do e japë dorëheqjen Berisha pasi fundosi opozitën?

Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën...

Berisha i hutuar pas humbjes së thellë/ Bëhet lëmsh me datat (VIDEO)

Pas një humbjeje të thellë në zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp ku bëri një...

Samiti i BE në Tiranë më 16 maj/ Policia publikon masat, rrugët që do bllokohen

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli në lidhje me masat e...

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Sali Berisha doli të martën në një konferencë për mediat duke akuzuar Partinë Socialiste se ka fituar zgjedhjet e 11 majit, falë krimit. “Bandat kriminale...

Lajme të tjera

Web TV