Veliaj vijon turin e takimeve me të rinjtë: Tre premtimet e mbajtura për studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimin me të rinjtë e Njësisë 9 në Tiranë, në vijim të turit në çdo njësi, kryebashkiaku Erion Veliaj e shfrytëzoi për t’i ftuar ata të bëhen pjesë aktive, jo vetëm e politikës, por edhe e vendimmarrjeve të Bashkisë së Tiranës. Ai shoqërohej edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në cilësinë e deputetes së zonës.

“Për ne ka qenë kyç të fokusohemi te vendimet si aboneja falas për studentët, sepse unë besoj se ky është momenti për t’i dhënë një dorë kujtdo që ka nevojë. Kush ka nevojë? Pensionistët, ndaj kjo është arsyeja pse bëjmë indeksimin e pensioneve. Kush ka nevojë? Studentët, që janë ende ekonomikisht të varur nga familja. Unë besoj se duhet t’i adresojmë gjërat tani, jo nesër – pra, që tani ne kemi 30% çuna dhe goca të reja në Këshillin Bashkiak, me votë reale, që marrin vendime reale, nuk janë thjesht fasadë për takime – jo të shohim se çfarë do të bëjmë vitin tjetër, kur të kalojë buxheti. Në qoftë se do të bëjmë një sakrificë, ta bëjmë tani – pra, të mos asfaltojmë një rrugë, por këtë fond ta përdorim për të kompensuar abonetë e studentëve. Të njëjtën gjë edhe për subvencionimin e kostos së konvikteve. Prandaj, unë dua t’i bëj një pjesë të qenësishme të vendimmarrjes sonë të rinjtë”, tha ai.

Përveç abonesë falas dhe subvencionimin e kostos së konvikteve për studentët, Veliaj përmendi edhe një premtim tjetër të mbajtur për të rinjtë. “Pyetja është kjo: Kush ka më shumë gjasa t’i mbajë premtimet? Tipikisht ata që, tashmë i kanë mbajtur premtimet. Për shembull, të gjitha partitë e kanë premtuar Kartën e Studentit. Në fakt, vetëm njëra e ka mbajtur premtimin, Partia Socialiste, familja ime politike”, tha ai.

Lexo edhe :  “Të tjerët, të kalbur dhe pa eksperiencë”, Rama: PS parti e re, por shalqi me provë

Duke marrë shkas nga fakti se shumica e studentëve vijnë për të studiuar në Tiranë nga qytetet e tjera, Veliaj tha se opozita e ka nisur fushatën me një gjuhë raciste për ta. “Studentët kanë shumë kosto në Tiranë dhe këtë e thonë ata që, në fakt, për t’u krenuar në fushatë thonë: ‘Se unë nuk jam i ardhur në Tiranë’. Çfarë do të thotë kjo gjuhë në vitin 2022? 95% e Tiranës janë të ardhur nga diku tjetër. Fakti që akset kryesore të Tiranës quhen rruga e “Dibrës”, rruga e “Elbasanit”, rruga e “Kavajës” dhe rruga e “Durrësit”, do të thotë se Tirana ka qenë një shtëpi e madhe me njerëz që vinin nga të gjitha cepat e Shqipërisë. I ardhuri Numër 1 jam unë në Tiranë, jam ai që sulmohem më shumë për fiqtë, për Beratin dhe Vlorën, por e para e punës, kur na qenka bërë turp pse punon? Turp është të shash njerëzit që punojnë, turp është të ofendosh dikë për punën që bën”, nënvizoi kryebashkiaku.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e pranishme në këtë bashkëbisedim, veçoi faktin se shkolla “Qazim Turdiu” sapo është rindërtuar nga Bashkia e Tiranës. “Ne sot duhet të ndihemi krenarë sepse jemi në një shkollë si “Qazim Turdiu”, që është një shkollë fantastike. E shoh sot dhe them: Çfarë ndryshimi! Nuk i mungon asgjë, është një nga shkollat më të mira se edhe ato që kemi parë jashtë”, u shpreh ajo.

Gjatë këtij takimi, të rinjtë ngritën disa pyetje lidhur me vijimin e aktiviteve për ta, ku kryebashkiaku tha se ato nuk do të përfundojnë me mbarimin e vitit ku Tirana është Kryeqytet Europian i Rinisë.

Të fundit

“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”, Ardit Bido i përgjigjet padisë së Fredi Belerit

Eurodeputeti Fredi Beleri ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kandidatit të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido,...

Në Spanjë e konsiderojnë të kryer, Alexander-Arnold do të jetë lojtari i Real Madridit

Trent Alexander-Arnold me shumë gjasa do të jetë lojtar i Realit nga edicioni i ardhshëm. Kjo marrëveshje është drejt konkretizimit, ndërsa palët raportohen se...

Prurjet e emigrantëve rekord, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2024, duke e kaluar për herë të...

Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Vendi ynë edhe sot do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut priten të jenë prezente që...

Sigurimet, investim, jo “gjobë”

Nga Shpëtim Luku Landin kisha shumë kohë pa e takuar. Aq kohë, sa ajo ishte e mjaftueshme që secili prej nesh të shikonte tek njëri...

Lajme të tjera

Web TV