“Nafta kontrabandë po vërshon ‘lum’ në Shqipëri”/ Kush do mbajë përgjegjësi para ligjit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se njerëzit në Shqipëri po vidhen me naftën në mënyrë të shumëfishtë, përmes cilësisë, sasisë, çmimit dhe koncesioneve.

Ai shtoi se “prej 9 vitesh markimi dhe gjurmimi i naftës që hidhet në treg bëhet nga kompania koncesionare “GFI Albania”, ndërsa ky koncesion i ka kushtuar shqiptarëve deri më tani 30 milionë euro”.

Sipas tij “këto para i janë marrë shqiptarëve duke ua faturuar në çdo litër naftë me justifikimin e bllokimit të evazionit fiskal, bllokimit të naftës kontrabandë”.

Postimi i plotë:

Vjedhja e shumëfishtë e shqiptarëve me NAFTËN.

Ministrja e Financave më kundërshtoi madje më akuzoi edhe se nuk di të lexoj shifrat kur denoncova kontrabandën e naftës në Shqipëri. E vërteta është se me naftën, ne në Shqipëri vidhemi në mënyrë të shumëfishtë.

Vidhemi me cilësinë

Vidhemi me sasinë

Vidhemi me çmimin

Vidhemi me konçesionet.

Ministrja e Financave, paralajmëroi ngritjen e një sistemi të ri gjurmimi për karburantet, pasi sistemi aktual nuk ka funksionuar. Prej 9 vitesh markimi dhe gjurmimi i naftës që hidhet në treg bëhet nga kompania koncesionare “GFI Albania”. Ky konçesion i ka kushtuar shqiptarëve deri më tani 30 milionë euro. Shifra bazohet në të ardhurat nga tarifat të koncesionarit për periudhën 2013-2021, sipas bilancit zyrtar. Këto para i janë marrë shqiptarëve duke ua faturuar në çdo litër naftë me justifikimin e bllokimit të evazionit fiskal, bllokimit të naftës kontrabandë.

Faktikisht ajo që ka ndodhur është zhvatja e 30 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve me koncensionin, nafta kontrabandë ka vërshuar lum në Shqipëri. Nga 2011 në 2021 automjetet që qarkullojnë në rrugë u dyfishuan, sasia e naftës së importuar për konsum u ul.

Lexo edhe :  Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Në vitin 2011:- 410.629 Automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasia e karburantit të importuar për konsum ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 570 mijë ton karburant të importuar.

Ndërkohë në vitin 2021 rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.

Ndërkohë edhe çmimi me të cilën e marrim një litër naftë është nga më të shtrenjtat në Evropë.

30 milionë euro të vjedhura nga xhepat e qytetarëve naftë kontrabandë pafund, ndërsa ministrja mjaftohet duke thënë vetëm do ndryshojmë sistemin e monitorimit.

Po përgjegjësi para ligjit për gjithë këto vjedhje që u bëhen qytetarëve kush do të mbajë?!

 

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV