Ukraina si Lushnja! Ukrainasit po ‘festojnë’ me shalqinj, por ja çfarë kuptimi kanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket sikur po shohim ‘një copëz Lushnje’ në postimet e ukrainasve…

E kemi fjalën për memet me shalqinj që janë shfaqur në të gjitha rrjetet sociale së fundmi, pasi Rusia tërhoqi trupat e saj nga Kherson.

Por çfarë nënkuptojnë ato?

Sipas BBC Sounds, shumica e shalqinjve në Ukrainë vijnë nga rajoni Kherson. Ato dërgohen në lumin Dnipro në kryeqytetin, Kiev, dhe janë aq të njohura sa anija ka llogarinë e saj në Twitter.

Për shkak se Kherson kishte qenë nën pushtimin rus, fermerët ukrainas nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë shalqinjtë e tyre. Si i tillë, shalqiri u bë simbol i Khersonit dhe i territoreve nën kontrollin rus.

Memet me shalqinj u shfaqën për herë të parë kur ukrainasit nisën të festonin për një kundërofensivë të mundshme për të rimarrë Kherson.

Disa pamje të publikuara treguan vendasit në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërritën. Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas agresionit që filloi në fund të shkurtit, ndërsa tërheqja është parë si një nga “dështimet” më të mëdha të luftës.

Moska tha se 30,000 personel ishin evakuuar nga zona – si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë një “ditë historike”.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV