Befasojnë arkitektët italianë, prezantohet plani për qytetin në formë breshke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkitektët italianë kanë zbuluar planet për një qytet ultramodern pluskues, në formë breshke, i cili do të kushtojë plot gati 8 miliardë euro për t’u ndërtuar.

Koncepti për qytetin e quajtur “Pangeos” parashikon që gjithçka aty të funksionojë përmes energjisë së siguruar nga panelet diellorë. Në të do të ketë hotele, qendra tregtare edhe parqe. Qyteti lundrues parashikohet të presë 60 mijë banorë, por edhe një pistë për uljen e avionëve dhe të helikopterëve.

“Duhet një port aq i madh sa për të lejuar këtë strukturë të jashtëzakonshme të dalë në det”.

Lazzarini thotë se emri vjen nga Pangea, superkontinenti që ka ekzistuar miliona vite më parë.

“Qyteti lëvizës është i pajisur me 9 motorë plotësisht elektrikë, që arrijnë deri në 16800 kuaj fuqi dhe marrin energji nga disa burime. Ndërkohë që mjeti lundron, krahët e mëdha do të thithin energji nga dallgët dhe do të mundësojnë që mos ketë kurrë ndërprerje. Gjithashtu, çatia do të jetë e mbushur me panele diellore që do të sigurojnë energjinë e nevojshme për ta furnizuar me energji”.

Kompania italiane thotë se ka nisur një thirrje për të gjetur investitorë, duke ofruar apartamente dhe vila në qytetin-breshkë. Momentalisht njerëzit mund të blejnë hapësirë virtuale në qytet dhe nëse projekti do të realizohet, ajo konvertohet në hapësirë reale

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV