”Po e pate personale me mua, hajde!”/ Babai i Rrajës mesazh kreut të Policisë Kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhelal Rraja, babai i Ramazan Rrajës që u ndalua sot me makinë të blinduar ka dhënë një mesazh për kreun e policisë kriminale në Tiranë, Neritan Nallbati.

Me tone të ashpra, Rraja thotë se i biri nuk është në kërkim policor dhe se askush nuk e ka sqaruar për arsyen e shoqërimit të tij.

Xhelali thotë se mjetin e blinduar e ka të rregullt me letra dhe se nëse Nallbati ka ndodnjë gjë personale me të, e fton ta zgjidhë personalisht dhe jo të vijohet me shtet.

“Nëse djalit tim do t’i faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra. I bëj thirrje atij zotërisë nëse ka gjë personale me mua, të vazhdojë personale, të mos vazhdojë me shtetin, kaq kam,”- tha Xhelal Rraja.

Aksioni i Policisë së Shtetit është zhvilluar mesditën e sotme në Tiranë në zonën e Qafë-Kasharit. Ramazan Rraja është ndalua bashkë me kushëririn e tij, djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhepi.

 

Të fundit

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

Lajme të tjera

Web TV