Zjarri “përpin” kampin e refugjatëve! 21 persona digjen të gjallë, mes tyre 10 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 21 persona, përfshirë 10 fëmijë, kanë ndërruar jetë nga një zjarr në një ndërtesë në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës.

Një zyrtar lokal i sigurisë i tha BBC-së se një hetim fillestar sugjeroi se kishte një rrjedhje gazi nga një kuzhinë.

Jabalia është një nga tetë kampet në Gaza.

Dr Abu Laila, drejtor i shërbimeve të urgjencës në Spitalin Indonezian në Gazën veriore, e përshkroi zjarrin si “të madh”, me video në mediat sociale që tregonin të gjithë ndërtesën të përfshirë nga flakët.

Një banor i zonës, i cili nxitoi në vendngjarje, tha se benzina ishte ruajtur në ndërtesë për një gjenerator.

Një dëshmitar okular i tha BBC-së: Është shumë e vështirë, fëmijët dhe gratë digjen pa mundësinë për t’i shpëtuar.

Sipas zyrtarit të sigurisë, familja kishte festuar kthimin e një të afërmi të tyre nga jashtë.

Zjarret vdekjeprurëse, shpesh të shkaktuara nga qirinjtë, janë bërë një dukuri e rregullt në Gaza për shkak të mungesës së madhe të energjisë elektrike.

Këto janë të lidhura me bllokadën e vendosur në territor nga Izraeli dhe Egjipti dhe mosmarrëveshjet e brendshme politike palestineze.

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV