Tension dhe frikë, Kombëtarja polake shoqërohet nga dy avionë luftarakë drejt Katarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polonia po kalon një moment të vështirë në aspektin politik. Ditën e martë, një raketë që mendohet se është prodhuar nga Rusia goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Dy persona humbën jetën, tensioni është rritur dhe kryeministri polak thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë kombëtare për shkak të një situate krize siç e cilësoi ai ngjarjen.

Akoma nuk dihet nëse shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase apo një raketë ruse në të njëjtën ditë kur Rusia lëshoi dhjetëra raketa në Ukrainë.

Polonia është shtet i NATO-s, ndërkohë që ushtria është vënë në gatishmëri. Kombëtarja ka fluturuar drejt Katarit, aty ku do të garojë në Kupën e Botës në grupin C me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite.

Kombëtarja polake u shoqërua për arsye sigurie nga dy avionë luftarakë F-16 gjatë rrugës për në Katar, veprim që është pritur mirë nga Robert Lewandowski me shokë, të cilët takimin e parë në Kupën e Botës do e luajnë ndaj Meksikës (22 nëntor, 17:00).

Të fundit

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Lajme të tjera

Web TV