Shkodra ‘nën’ ujë prej dy ditësh/ Spahia: Situata është më e keqe se ajo e vitit 2010

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë në Shkodër ka bërë thirrje për prezencën e shtetit në dëmet kolosale që janë shkaktuar në këtë qarq si pasojë e reshjeve të dendura që u shënuan gjatë ditës së djeshme, ku mes të tjerash shumë banesa u përmbytën dhe shumë të tjera mbetën pa enegji elektrike. Ai thotë se situata është më e keqe se ajo e vtiti 2010-2011, pasi reshjet intensive kanë sjellë prurje të jashtëzakonshme të cilat sipas tij shembën edhe urën e vjetër të Bahçallëkut. Ndër të tjera Spahia, shprehet se në këto kushte janë të domosdoshme mjetet si gomonia, varka dhe stafet e specializuara.

“Situata është shumë më e keqe se ajo e vitit 2010-2011 sepse shpejtësia me të cilin po rritet uji nuk ka të krahasuar. Shpresoj që të mos kemi më reshje dhe shkarkime sepse do të përkeqësohet situata. Ai shkarkim ka sjellë ato prurje të jashtëzakonshme që sollën edhe shkatërrimin e urës së vjetër të Bahçallëkut. Shkodra momentalisht është e izoluar sepse është bllokuar aksi që kalon mbi urën e vjetër, për shkak se paraqet rrezikshmëri të lartë. Mjetet janë ndaluar dhe kam lajmëruar edhe për ndalimin e kalimtarëve. Ne kemi vënë menjëherë në lëvizje edhe mekanizmat tona dhe kemi ngritur grupet e emergjencës. Kemi hapur ehde dyert akomoduese për qytetarët ku kemi 350 vende për përballimin e një fluksi për persona dhe familje të evokuara. Nuk duam që të humbasim një moment në emergjenca të tilla që mund të rrezikojnë edhe jetën e njerëzve. Kemi domosdoshmëri për prezencën e shtetit. Duam mjete të duhura dhe gomone e varka, si dhe stafet e specializuara”, tha Spahia në RTV ora.

Kryeqendra e Veriut është zgjuar nën ujë. Qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji. Qarkullimi në disa zona është bllokuar, përfshirë dhe kalimin në urën e re të Bahçallëkut, pasi e vjetra u shemb e pjesët e saj rrezikojnë të përplasen me të. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit.

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit para gjumit, ja cilat janë ato

Uji ndihmon në rikthimin e lëngjeve të humbura përmes metabolizmit, frymëmarrjes, djersitjes dhe largimit të mbeturinave. Gjithashtu ju ndihmon të...

11 maji/SPAK në terren,‘konstituohen’zyrat në 12 qarqet!Fokusi,hetimi i krimeve zgjedhore

Tre ditë pas nisjes së fushatës, SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore tashmë 16 zyrat në...

“Mes viktimave ishte dhe një foshnje”, Zelensky reagon pas sulmit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.“Raketa goditi mu në zemër...

Humbën rrugën duke eksploruar “Shpellën e Pëllumbasit”,policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë për gjetjen dhe vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit...

Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë

Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit. Atë ditë...

Lajme të tjera

Web TV