Përmbytjet/ Rama inspekton Durrësin: E përballoi shumë mirë se më parë bëhej liqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Sukth të Ri të Durrësit për të inspektuar nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet të shiut.

Teksa komentoi situatën në Durrës, Rama tha se ishte sprovë e madhe, por që ky qytet e përballoi shumë mirë situatën.

“Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë. Edhe dje dhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që Durrësi ishte mirë. Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha.

POSTIMI I RAMES NE FB

 

“NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares sëbashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme👍
Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura🤷🏻♂️”, shkruan Rama.

 

Të fundit

Tërhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut: S’do të ketë taksë për beqarët

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha të dielën se ai është keqkuptuar me deklaratën e bërë ditën e premte se...

Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet

I rikthyer sërish në Bashkinë e Vlorës ku ka zhvilluar një takim, Rama u përball edhe me pakënaqësitë e qytetarëve. Një zonjë e moshuar ka...

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin  Durrësit. Referuar...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Lajme të tjera

Web TV