Turma kërkon ‘sakrifikimin’ e turistes që u ngjit në piramidën e shenjtë Maja në Meksikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në imazhe shihen momentet kur një turiste mendjelehtë inatosi grupet e vendasve duke u ngjitur në këndet-shkallë të një tempulli të lashtë Maja, duke shkaktuar thirrje zemërimi nga meksikanët.

Gruaja e paidentifikuar publikisht, shihet që u ngjit thuajse deri në majë të tempullit El Castillo – i njohu ndryshe si Piramida e Kukulcán – në shtetin meksikan të Yucatán, dhe niste të kërcente në lartësi, teksa vendasit e ofenduar thërrisnin të tërbuar nga poshtë.

Ngjitja në piramidën 25-metër të lartë në impjantin arkeologjik të Chichen Itza – një nga qendrat më të rëndësishme të civilizimit mistik Maja – është ndaluar që prej vitit 2008.

Më pas ajo shihej të goditej me shishe uji teksa arriti të kalonte mes njerëzve.

Në pamjet e shpërndara dje në rrjetet sociale shihej që turistja thirret për të zbritur nga një burë që kishte ngjitur dhe ai disa nga shkallët.

Por teksa nis të zbresë ajo shihet që kërcen dhe tund kapelën e saj ndaj njerëzve të inatosur, poshtë shkallëve.

Teksa zbret asaj i bie kapelja dhe goditet nga shishet e ujit të lëshuara nga turma.

Më në fund turistja arrin të largohet dhe shoqërohet nga roje sigurie të impjantit arkeologjik.

Më vonë autoritetet lëshuan një deklaratë ku thanë se tempulli nuk ishte dëmtuar nga ngjarja.

Gjobat për shkelje të tilla të vendeve arkeologjike në Meksikë variojnë nga $2500 deri në  $5000, në varësi të dëmit të shkaktuar.

Chichen Itza është një vendndodhje trashëgimie kulturore që daton më tepër se 1000 vjet dhe vizitohet nga më shumë se 2,500,000 vizitorë çdo vit.

Të fundit

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

Lajme të tjera

Web TV