Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Kroacisë dhe Marokut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Kroacisë dhe Marokut, e vlefshme për grupin F.

Ishte minuta e 17-të kur u krijua rasti i parë serioz në ndeshje, me Ivan Perisic që nuk arriti të mposhte portierin maroken.

Kroacia më pas rrezikoi nëpërmjet Nikola Vlasic (45+1’), por gjuajtja e tij u ndal nga sërish gardiani Bono.

Në pjesën e dytë, Maroku krijoi rastin e parë në minutën e 51-të, kur Noussair Mazraoui nuk ia doli ta mposhte nga afër Dominik Livakovic.

Të dyja skuadrat u munduan deri në fund që të shënonin golin e fitores, por që të dyja portat mbetën të paprekura, duke marrë secila nga një pikë.

Ndeshja e parë në Grupin F përfundoi pa fitues, derisa do të mësohet më pas edhe fati i takimit mes Belgjikës dhe Kanadasë.

Të fundit

Vota në pajë/ Nusja me vello në qendrën e votimit, martohet ditën e zgjedhjeve

Nga qyteti i Elbasanit vijnë pamje të veçanta në këtë ditë zgjedhjesh. Një vajzë e re, e veshur me vellon...

Xhelal Mziu e Gjunkshi ‘peng’ makinat: Po blejnë vota në Dibër, pati të shtëna në ajër!

Nga Dibra mbrëmë u raportua një incident me zgjedhjet, ku kandidati për deputet i PD, Xhemal Gjunkshi dhe djali i tij Edis Gjunkshi  bllokuan tre makina me...

“Test në rrugën drejt BE-së”/ Mediat ndërkombëtare jehonë garës elektorale të 11 majit

Zgjedhjet në Shqipëri kanë tërhequr sot vëmendjen e medieve më të rëndësishme ndërkombëtare. Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të tyre: ”Socialistët të favorizuar në...

‘’Nuk iu duam se keni vrarë njerëz”/ Flamur Noka përplaset me qytetarët në Vorë

Një incident ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Vorë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me qytetarët në Vlorë vetëm pak metra...

Magjepsin këdo: Këto janë shenjat më sharmante të horoskopit

Ka njerëz që marrin vëmendjen e të gjithve kudo që janë prezentë, por jo sepse bëjnë ndonjë gjë të pazakontë, por sepse thjesht… kanë...

Lajme të tjera

Web TV