Përmbytjet/ Alibeaj kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupimi i Alibeajt në Partinë Demokratike, ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për 3 qarqe në vend, të cilat kanë territore të konsiderueshme të përmbytura. Në një dalje për mediat nga Kuvendi, Alibeaj kërkoi vëmendjen e qeverisë për këto zona, ndërsa kërkoi që të miratohet dhe dëmshpërblimi për banorët e dëmtuar. “Duke parë zhvillimet e këtyre ditëve një pjesë e deputetëve tanë të PD-së, kanë iniciuar një kërkesë drejtuar kryeministrit me të cilën kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto 3 qarqe. Situata e 3 ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në 3 qarqet, Shkodër, Durrës dhe Lezhë. Ka dëmtuar të mbjella, pasuri natyrore por dhe humbje të jetëve.

Nisur nga kjo kemi kërkuar me anë të kësaj kërkesë, për tu përmbushur kriteret ligjore për shpalljen e emergjencës. Kjo është një kërkesë juridike jo politike. Kërkesa jonë i drejtohet kryeministrit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është një kërkesë e bazuar në kushtetutë, legjislacion për një arsye të thjeshtë. E kuptoj që sa herë ka të tilla ngjarje politika vrapon tek to. Duam të kalojmë nga një situatë e debatit politik te një nivel i situatës ligjore. Presim që një orë e më parë qeveria të mblidhet dhe të shqyrtojë këtë kërkesë”, tha Alibeaj ndër të tjera. Nisur nga reagimet e ashpra politike të bëra ditën e hënë që pati protagonist ish- kryeministrin Sali Berisha në terrenin e Shkodrës dhe përplasjet në distancë me Ramën, Alibeaj thotë se janë debate të panevojshme politike. Sipas Alibeaj nuk është e nevojshme të shkuarit në terren për të treguar solidaritet me qytetarët pasi për të mesazhi më i madh për qytetarët është ndihma e shtetit dhe e qeverisë, të cilën e cilëson si ‘letargjike’.

Lexo edhe :  Vija e kuqe për mua!/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

“E thatë vetë dhe unë e thashë në fjalën time, unë në shtëpinë time kam çizme për të shkuar atje, por në këtë situatë është e rëndësishme ngritjen e alarmit nga kushdo. Por do doja dhe këtu dua të jem i sinqertë që në situatën ku ndodhemi duhet të bëhet nga qeveria. I dërgoj këtë kërkesë pikërisht për t’iu shmangur debateve të vogla politike. Mesazh më i rëndësishëm se të qenurit afër është vetë shteti dhe ndihma e qeverisë. Që të jenë pranë njerëzve në ditë të zeza si këto. Ajo që është më e keqe është ‘letargjia’ e qeverisë përballë kësaj situate”, tha Alibeaj.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV