U vra apo ra nga lartësia?/ Hetimi mbi vdekjen e shqiptarit në Itali merr tjetër kthesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon të mbetet mister ngjarja e ndodhur rreth 5 ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ndërroi jetë pasi ishte duke punuar, pasi ra nga lartësia.

Incidenti ndodhi në Komunën Montecatini Val di Cecina, në Piza ku shqiptari humbi jetën si pasoje e rënies nga një shkallë në kantierin e ndërtimit ku po punonte.

Mediat italiane raportuan se 38-vjeçari Bektash Mesje, u gjet i vdekur brenda një ndërtese ku po punonte në Mocajo pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash.

Por trupi i tij është zhvendosur nga vendi i rënies dhe kjo ka ngjallur dyshimet e hetuesve.

Sipas gjetjeve të para të autopsisë, 38-vjeçari nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës.

Hipoteza e parë gjen konfirmim e mbështetur nga një sërë elementësh siç është edhe lëvizja e trupit.

Një person ka rënë nga një skelë 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër. për çfarë arsye? Aksidentalisht? Simulim i një rënie në dukje aksidentale?

Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte 38-vjeçari dhe një person tjetër, 45 vjeç, po me origjinë shqiptare.

Pse do ta kishin lëvizur trupin?

Gjithçka tregon idenë e fshehjes ose simulimit të vdekjes për arsye të tjera. Cilat arsye? Sheshi i ndërtimit jo sipas standardeve apo punëtor pa kontratë? Dhe dy të dyshuarit i ka zënë paniku aq sa kanë lëvizur trupin?

Hetimet po vijojnë nga ana e policisë italiane për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Nga ana tjetër, pronari i punës ku shqiptari punonte, Giovanni Borghi, shpjegoi “Tani jam në Varese, por sapo të kthehem në Toskana, do të kontaktoj me familjen e punëtorit për t’u qëndruar pranë dhe për të gjetur një mënyrë për ta bërë këtë”.

Të fundit

‘Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama....

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për një naftësjellës të ri

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin,...

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak se gjysma. Familjet që jetojnë...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri...

Lajme të tjera

Web TV