Zgjedhjet lokale/ Një 23-vjeçare futet në garë për kryebashkiake në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe partitë ‘kanë ndezur motorët’.

Të shumtë janë edhe të rinjtë që aspirojnë të kandidojnë. Së fundmi, një 23-vjeçare ka treguar se do të garojë për të qenë kryebashkiake. Kejdi Spahiu ka prezantuar sot kandidaturën në primare për Bashkinë e Beratit.

Ajo tha se vendimin për t’u futur në primare e konsideron si pjesë të përpjekjes për të ndryshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet.

23-vjeçarja theksoi se problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si “Vakëfi” apo “28 nëntori” të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme.

MESAZHI I PLOTË

Quhem Kejdi Spahiu 23 vjeçe dhe kandidoj për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit. Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje.

Ndryshimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekjes për të ndryshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet.
Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave.
Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj ndaj qytetarëve beratas.

I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomos vendeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen.

Unë e dua qytetin tim, këtu linda dhe u rrita dhe këtu dua të japë gjithë kontributin tim.
Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme.

Lexo edhe :  “Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private.

Dhe më kryesori, për një qytet si berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është pedonalja ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë.

Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot ndjej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm.

Të fundit

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Lajme të tjera

Web TV