Nga zaptimi i foltores te fyerjet “kone e skizofren”/ Opozita shkakton kaos në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate, akuza e kundër akuza për portin e Durrësit dhe buxhetin.

Opozita ka kërkuar t’i jepet fjala pasi nuk është lejuar t’i përgjigjet kreut të grupit të PS-së Taulant Balla.

Në shenjë proteste deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren, ndërkohë që Berisha është futur livë në Facebook.

“Blerina, moj Blerina. Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregulloren, ose ne do të rrimë këtu non-stop 24 orë”, tha ai.

Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar, Tualant Balla ka kërkuar që të merret masë disiplinore.

“Konferenca e kryetarëve e vendos kohën e debatit, Aty është përcaktuar 6 orë debat. Tani ju kërkoj që të procedojmë me pikën e parë me rendin e ditës për interpelancë. Këtyre që ju ka ngelur mendja te foltorja, tani zonja kryetare merrni masa për deputetët që marrin peng foltoren, merrni masë disiplinore.”- tha Balla.

Pasin mori paralajmërin për përjashtim, Berisha ka liruar Foltoren e Kuvendit dhe ka vijuar me akuza ndaj Taulant Ballës, ku tha se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

“Ke kryer porositje vrasjesh dhe ke fshirë regjistrimet. Bashkë me ty në parlament është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të ka kapur në lidhje me bandat dhe e eliminove. Kjo është tronditëse. S’ka vend në botë që nuk e dënon këtë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, debatet për minutazhin e fjalës kanë vijuar edhe mes Petrit Vasilit dhe Taulant Ballës.

Vasili: Mos i gënjeni qytetarët. Neni 28 nuk thotë ashtu.

Lexo edhe :  Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Balla: Lexoje, lexoje mirë.

Vasili: O skizofren, dëgjo… 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare bie dakord për kohën. Kjo do të thotë vendosje e njëanshme e kohës. 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi.

 

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV