Dhunuan të moshuarën në Pejë, lirohen nga paraburgimi 3 infermieret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojme se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka deklaruar Uka-Lutfiu për Express.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Supremes, që e ka siguruar Express.

Dhunuan të moshuarën në Pejë, lirohen nga paraburgimi 3

Pamjet që u xhiruan brenda kësaj qendre u bënë virale dhe nxitën reagime të ashpra. Aty shfaqej një infermiere duke e rrahur një të moshuar, derisa koleget e saj qeshnin e argëtoheshin me këtë skenë.

Të fundit

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike,...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Lajme të tjera

Web TV