Berisha sfidon policinë/ “Ditën e Samitit do të jetë protestë që s’është parë ndonjëherë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron nul njoftimin që policia e shtetit i ka bërë dje për mos lejimin e protestës më 6 dhjetor në Bulevardin e Tiranës sepse cenohet siguria kombëtare.

Berisha thotë se protesta do të mbahet dhe se atë ditë do ta mbushë Bulevardin si kurrë më parë.

“Policia e shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. Policisë i rikujtoj se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Kushtetueses në të cilin ajo vendos që protestuesi nuk ka asnjë detyrim të njoftojë policinë. Prandaj ai refuzim është i paqenë.

Edi Rama po e trajton Samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë janë burra dhe gra të zgjedhur me votë nga qytetarët e tyre. KE-ja për të sqaruar pozicionin në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta, kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve të respektohet. Refuzimi tregon fytyrën e vërtetë të regjimit që është i tmerruar nga populli shqiptar. Në këtë protestë në datën 6 në orën 12 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë”, tha Berisha.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV