Lindi ditën e Flamurit, Rama kujton Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka ndarë një shkrim për ditën e lindjes së heroit Adem Jashari, e cila përkon me ditën e Flamurit të Kombit Shqiptar. “Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë”, shkruan Rama.

Teksa publikon foton e shtëpisë në Prekaz, kryeministri thotë se nëse ajo nuk do të ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.

Shkruan Edi Rama, publikuar për herë të parë në 2020

ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar. Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.

Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.

Lexo edhe :  26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi 'u mbyll gojën" kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit.

Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si pejsazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij.

Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash krejt në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.

Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.

Të fundit

Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Nga Spartak Ngjela Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse...

Theth/ Banorët bllokojnë urën e fshatit, përplasen me policinë: Nuk kemi bërë asnjë krim

Banorët e zonës së Thethit janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për t’u futur në...

Historia e dashurisë së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip

Një histori dashurie e përshtatshme për familjen mbretërore. Më 8 shtator, familja mbretërore britanike njoftoi lajmin tronditës se Mbretëresha Elizabeth ll vdiq në moshën 96-vjeçare,...

1955 – Manifesti Russell–Einstein, thirrja për uljen e rrezikut të luftës bërthamore

Më 9 korrik 1955, në një moment të tensionuar të Luftës së Ftohtë, u publikua Manifesti Russell–Einstein, një dokument historik që paralajmëronte njerëzimin për...

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe...

Lajme të tjera

Web TV