Udhëtimi i tmerrit/ The Times: Nigerianët mbijetuan 11 ditë jashtë një anije nafte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët e paligjshëm gjejnë gjithmonë një mënyrë për të shkuar në vendin që synojnë, pavarësisht sa masa merren nga shtetet e destinacionit për të ndaluar një gjë të tillë apo se sa e rrezikshme është rruga e ndjekur.

The Times raporton se tre emigrantë udhëtuan për 11 ditë në një anije cisternë nafte, saktësisht në një pjesë të jashtme të anijes që mban drejtimin, pra fleta që drejtohet nga timoni. Ndërkohë mësohet se kjo anije udhëtonte nga Nigeria, përmes oqeanit Atlantik për në ishujt Kanarie në Spanjë.

Roja bregdetare spanjolle ndau një foto të emigrantëve pas një udhëtimi prej 2700 miljesh detare, ndërkohë që udhëtimi mësohet se ka nisur më 17 nëntor.Emigrantët u trajtuan për dehidrim dhe hipotermi, ndërsa rojet spanjolle tregojnë se ata nuk kishin me vete asnjë bagazh. Vendi ku ishin futur emigrantët ishte shumë i vogël dhe ato nuk kishin hapësirë të nevojshme as për tu ulur.

 

 

“Nuk është e para dhe nuk do të jetë e fundit. Megjithatë udhëtarët nuk janë gjithmonë kaq fatlumë”, shkroi Txema Santana, një këshilltare për migracionin në qeverinë e Ishujve Kanarie, në një postim në Twitter.

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Kanarie është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2019, pasi kontrollet në rrugët e Mesdheut u shtrënguan. Të dhënat spanjolle tregojnë se migrimi nga deti drejt arkipelagut u rrit me 51 për qind në pesë muajt e parë të vitit krahasuar me një vit më parë.

Varfëria e përhapur në Nigeri, kombi më i populluar i Afrikës, po shtyn një numër në rritje të popullsisë së saj në moshë të re për të kërkuar mundësi diku tjetër. Në shtator, dhjetëra të mbijetuar nigerianë që u shpëtuan nga ujërat e Liberisë pasi u fshehën në një varkë raportuan se dy nga grupi i tyre ishin torturuar dhe më pas ishin hedhur në det.

Të fundit

Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve

Turizmi botëror po njeh një vit rekord. Por mes dhjetë destinacioneve më të suksesshme të vitit 2025, renditet edhe...

Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës,...

Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura

Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa rajone si  Galicia, Estremadura dhe...

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi i është vënë Spitalit të...

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!

Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka hedhur për diskutim një projektligj...

Lajme të tjera

Web TV