Berisha nuk tërhiqet/ Më 6 dhjetor, të gjithë në protestën më të fuqishme që keni parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë.

Ai i bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së thirrur më 6 dhjetor, datë kur liderët e BE-së do të mblidhen në Tiranë.

Pavarësisht përgjigjes së policisë, e cila nuk i dha leje opozitës për të protestuar përballë kryeministrisë për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha tha se do të mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Ne jemi në rrugë dhe shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Ne dalim më datën 6 për t’i thënë liderëve të Evropës se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë e lira, armik i votës, kulturës dhe pasurive publike”.

Berisha tha se më 6 dhjetor ai që i thotë vetes shqiptar, nuk mund të jetë askund tjetër veçse në protestë kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

“Çdo demokrat dhe demokrate e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër të bëjë çdo përpjekje për tu gjetur në orën 12 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, ka shtuar ai.

Të fundit

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Lajme të tjera

Web TV