Ndahet nga jeta avokatja e njohur, kolegu i saj përlot me reagimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shuhet nga jeta avokatja Denisa Daka. Juristja e cila prej vitesh ka punuar me çështjet civile, nuk ia ka dalë dot të fitojë luftën me kancerin e gjirit. Avokati Adriatik Lapaj e bëri të ditur lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi.

Ai thekson se avokatja e ndjerë ka qenë personi i parë që takoi kur hodhi hapat e parë në Gjykatën e Tiranës.

Lapaj sqaron se ishte vendimi i Dakës, që sëmundja e saj të mos bëhej publike dhe të mos ndihmohej. Avokati thekson se Daka e kishte të pamundur kurimin jashtë vendit për shkak të kostos dhe shtetit shqiptar i cili nuk e pa të arsyeshme që ta dërgonte për specializim jashtë vendit.

SHKRIMI I ADRIATIK Lapajt:

LAMTUMIRË SHOQE!. Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.

Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.

Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm. Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk ia doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.

Lexo edhe :  Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Po e përmend pjesën e nevojës që shteti jonë të marrë masa për të specializuar mjek në këtë fushë me besimin që nesër të shpëtohen jetë. Denisa do ma bënte hallall këtë thirrje! Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!

Të fundit

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Lajme të tjera

Web TV