Sot mbërrin në Tiranë Steinmeier, vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE.

Steinmeier do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55.

Ndërkohë ditën e sotme do të mblidhet edhe Kuvendi, përr reth një orë ku presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, deri më datë 2 dhjetor.

Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit

Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin...

Pse Trump ka ‘mbjellë’ dyshime rreth Nenit 5 të NATO-s për një dekadë

Polemika Trumpiane mbi Nenin 5 të Traktatit të Aleancës Atlantike ka rreth 10 vite. Që nga fushata e tij e parë zgjedhore, e cila...

Si e bëri Lisbona veten të parezistueshme për turistët

Turistët qëndrojnë në banesa afatshkurtra dhe të huajt blejnë shtëpi të dyta, ndërsa banorët vendas detyrohen të marrin me qira dhoma, jo apartamente. Nga Agustín...

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane

Një muaj pas tragjedisë së avioni të Air India, që mori jetën e 271 personave, ish-inspektorja e Përgjithshme e Departamentit të Transportit në SHBA,...

Milan nis punën për rindërtimin e mesfushës, Tare në kontakte me tre top mesfushorë

Milani po e rindërton mesfushën, pasi dëshiron të sjellë tre transferime në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Klubi ka shtuar përpjekjet në orët e...

Lajme të tjera

Web TV