Fitore e çmendur!/ Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës i jep një “shuplakë” Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi.

Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe, duke u renditur në vendin e dytë, pas Brazilit, vetëm falë golaverazhit më të keq se “Seleçao”, që nga ana e saj humbi 1-0 përballë Kamerunit.

Në stadiumin e Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët, që festuan kualifikimin falë suksesit 3-2. Shënoi i pari Xhaka, përmbysën rezultatin përkohësisht Mitrovic dhe Vlahovic, pasi më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2.

Në takimin tjetër, Brazili zhgënjeu ndaj Kamerunit, duke u mposhtur me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Aboubakar në minutën e dytë shtesë. “Seleçao” rrezikoi në fund të humbte edhe vendin e parë, sigurisht nëse Zvicra do të shënonte edhe një gol ndaj Serbisë.

Të fundit

VIDEO/ I vuri flakën banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi i vuri zjarrin banesës së hallës së tij për motive...

Norman Tebbit ishte hero i klasës punëtore. Politikanët mund të mësojnë shumë prej tij

nga Henry Hill Fjala “ikonë” përdoret shpesh me tepri në gjuhën e përkujtimit. Por në politikën konservatore britanike, Norman Tebbit – i cili ndërroi jetë...

Jordan Aviation nis fluturimet charter direkte nga Ammani drejt Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një...

“Le të më kalojë sipër fadroma!”/ Banori në Theth shpërthen në lot (VIDEO)

Një banor me aftësi të kufizuara, i pranishëm në protestën kundër prishjes së ndërtimeve në Theth, tregoi mes emocionesh se kishte investuar të gjitha...

“Ju kemi toleruar jashtë mase”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit

Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin...

Lajme të tjera

Web TV