Protesta e 6 dhjetorit/ Rama i kujton “sigurinë”, Berisha kërkon bulevardin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka mbajtur qëndrim për protestën e opozitës të lajmëruar më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë mbërrijnë liderët e 27 vendeve të BE-së. Sipas Ramës, protesta nuk mund të zhvillohet para kryeministrisë pasi cënon “perimetrin” që në protokollin e sigurisë ndiqet kudo kur zhvillojnë takime personalitete të ndryshme.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë janë të vendosur që më 6 dhjetor të zënë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të zhvilluar protestën e tyre në ditën kur do të vijnë dhe krerët europian. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, menjëherë pas fjalës së Presidentit gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier. I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestën e 6 dhjetorit, për mënyrën se si do të organizohet opozita, Berisha tha se ajo do të jetë madhështore, ndërsa shtoi se liderët evropianë nuk janë si Edi Rama, pasi ata e dinë mirë se nga buron vota e lirë dhe shteti ligjor. “Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk janë si Edi Rama. Liderët evropianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve”, është shprehur Berisha duke u treguar i vendosur. Ndërkohë, i pyetur se ku do të protestohet në rast se kordoni i policisë do të vendoset tek Ura e Lanës, lideri demokrat tha se kjo është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve të protestës, por një gjë e siguroi, se bulevardin nuk do ta lëshojnë. “Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ne bulevardin nuk e lëshojmë”, është shprehur Berisha. PD-ja u ka bërë thirrje demokratëve të hapin dyert e shtëpive të tyre më 5 dhjetor për të mirëpritur ata protestues të cilët vinë nga rrethet dhe për shkak të bllokimit të rrugëve nuk do të mund të udhëtonin drejt Tiranës, më 6 dhjetor.

Lexo edhe :  Bora “sfidon” verën, zona Bogë-Theth zbardhet në mes të majit

Reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur dhe një qëndrim për protestën që do të mbahet më 6 Dhjetor nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Ai tha se në atë ditë ka një aktivitet më të rëndësishëm se një protestë. Ai tha se se do të merren masa të rrepta për të siguruar liderat e Europës. “Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyc në rajon. Këto historitë e 1912 që vijojnë e tirren, nuk i shmangim dot, por nuk e marrin dot as Shqipërinë e aq më pak këtë samit. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët. Nuk shoh lidhje me Mujin dhe Halilin.” -u shpreh Rama. E marta e 6 dhjetorit, dita kur në Tiranë është parashikuar samiti BE-Ballkani Perëndimor, nuk do të jetë një ditë pushimi në kryeqytet. Kreu i qeverisë Edi Rama e saktësoi këtë gjë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku foli edhe mbi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti. “Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë cështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie.”, u shpreh Rama.

Të fundit

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në...

Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat e diasporës për subjektet politike, në Parkun Olimpik është duke u vijuar me numërimin e votave...

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje e asaj për të cilën...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV