Moti i keq ka goditur sërish vendin fqinj, Italinë.
Situata më problematike paraqitet në ishullin e Siçilisë, ku për shkak të shiut të dendur gjatë natës është përballur më përmbytje masive. Shumë qytetarë mbetën të bllokuar në automjetet e tyre pas vërshimeve të forta balte.
Janë raportuar po ashtu për rrëshqitje dheu dhe plasje të ujërave të zeza. Shtëpitë, bizneset dhe bodrumet u përmbytën. E rëndë është raportuar edhe situata në spital ku në disa reparte ka rënë shi nga tavani.
Gjashtë nxënës, dy mësues dhe dy punonjëse të shkollës mbetën për disa orë të bllokuar në institutin e artit në via Gramsci. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, në shumë zona nuk u bë e mundur aktivizimi i pompave të shkarkimit të ujit.