Breshëria e sulmeve Ruse bën që Ukraina të ndezë sirenën e alarmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka bërë më dije se Rusia kishte lëshuar një breshëri të re raketash, ndërsa alarmet ajrore u dëgjuan në shumë pjesë të vendit duke përfshirë edhe Kievin.

Sirenat u dëgjuan në kryeqytet dhe në pjesën më të madhe të Ukrainës në atë që zyrtarët e përshkruan si të fundit në valën e sulmeve raketore ruse.

“Raketat tashmë janë lëshuar”, tha zëdhënësi i forcave ajrore Yuriy Ihnat. Nuk ka pasur të dhëna të menjëhershme për dëme apo viktima.

The Guardian bën me dije se ka më shumë se 100 raketa që vijnë, të lëshuara nga bombarduesit rusë dhe ka shumë të ngjarë edhe raketa Kalibr të lëshuara nga deti.

Disa kanë kaluar tashmë në territorin ukrainas dhe mund të ketë gjithashtu një valë të dytë raketash të drejtuara drejt kryeqytetit, që do të ngrihet në minutat e ardhshme.

“Mos e injoroni alarmin”, tha Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial të Ukrainës.

Të fundit

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë,...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si...

Lajme të tjera

Web TV