Primaret e PD Garë e fortë në Tiranë, lobi Këlliçi kryeson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Primaret në Tiranë konsiderohen si zgjedhjet më të forta për të zgjedhur kandidatin e PD përballë Erion Veliajt. Në të gjitha qytetet numërimi ka mbaruar herët ndërsa në Tiranë ai pritet të mbarojë pas mesnatës. Duket se peshorja e votave anon nga Këlliçi, por Alimehmeti i afrohet dhe largohet. Surpriza mund të jetë një barazim. Dibra dhe Fieri janë në balotazh, ndërsa nuk munguan as akuzat për deformim të procesit.

Partia Demokratike e Sali Berishës mbylli këtë të diel votimet për primaret, përmes së cilave u zgjodhën kandidatët garues në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm. Sfida për “Primaret” qëndronte në të gjithë vendin, por peshën më të madhe e zë Tirana. Edhe pse janë numëruar një shumicë e kutive, duket se Belind Këllicci është në avatazh për të qenë përballë Erion Velisë në zgjedhjet e 14 Majit. Ajo që bie në sy është se vullneti i demokratëve në shumë kutitë e votimit nuk ka qenë i “yshtur” nga Sali Berisha. Në njësinë administrative 7 ka qenë me vota para doktori Alimehmeti. Gara në Tiranë ishte shumë e fort, sa garuesit mund të shkojnë drejt balotazhit. Rezultati pritej të dilte në orët e para të mëngjesit, sipas burimeve të Partisë Demokratike. Kur ende nuk ishin hapur kutitë e Tiranës, Kryetari i PD, Sali Berisha, doli në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimit për Primaret. Berisha u shpreh se primaret ishin një garë fisnike, e pashembullt më parë. “Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi ata dhjetëra-mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katër anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie. Një falënderim të veçantë kam për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan atë, e pashembullt e paparë ndonjëherë, mbi 20 burra e gra, prurje të larmishme, të ndryshme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë, më të fisme, më të pashembullt në historinë e vendit”, tha Berisha. Më tej, ai tha se PD është forca më e fuqishme aktualisht në vend. “Dua të theksoj se sot ishte hera e pestë, që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi, që në një hark kohorë në më pak se 12 muaj të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj 5 herë votën e tyre. Kam bindjen se çdo anëtar i PD, simpatizantët e saj, ndjehen më të lirë, më dinjitozë, më të motivuar se kurrë, në idealet e tyre demokratike. Kjo forcë politike përmbysi procedurën e përfaqësimit dhe të zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendorë, të saj. PD është sot forca më e fuqishme e vendit”, tha Berisha.

Kandidatët fitues

Edhe pse Tirana pritet me shumë entuziazëm pasi është bashkia më e madhe, por jo vetëm. Erion Veliaj që pretendon për mandatin e tretë pritet të ketë një rival të fortë në zgjedhjet e 14 Majit. Megjithatë nga rezultatet e para dalin se Indrit Hoxha është shpallur fitues në Primaret e PD për bashkinë e Vorës, duke u bërë kështu kandidati që do të garojë më 14 maj përball socialistëve. Sipas rezultateve të numërimit të votave ne Elbasan, fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë. Pas rreth 2 orësh nga mbyllja e procesit të votimit, është shpallur rezultati në primaret e Partisë Demokratike në bashkinë e Durrësit. Igli Cara është kandidati fitues në primare pasi ka arritur të marrë 1399 vota, ndërsa rivali i tij Armand Dervishit ka marrë 299 vota, 3 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Vlorë është shpallur fitues Hysni Sharra 549 vota. Në Korçë, PD do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit me kandidate Ledina Alolli, e cila ishte më e votuara në primare ndaj dy kandidatëve të tjerë Gjergji Gjata dhe Entela Dvorani. Në Kamëz arriti të fitojë Arjan Hoxha ndaj Asllan Dogjanit. Kandidati fitues nga Primaret në Shijak është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në Këlcyrë pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, ndërsa kandidati tjetër ishte Edmond Nano i cili arriti të merrte 39 vota. Në Selenicë kanë votuar në total rreth 350 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Bulqizë ku fitues është shpallur Defrim Fiku, i cili ka marrë 453 vota kundrejt Fatos Hoxhës i cili ka marrë 280 vota.Kandidat për Bashkinë e Krujës është shpallur fitues Ndriçim Babasi i cili ka arritur të marrë 168 vota. Primaret në Bashkinë e Vaut të Dejës janë fituar nga deputeti Zef Hila i cili ka arritur të marrë 743 vota. Kandidati tjetër Kolë Shaba ka marrë vetëm 117 vota. Zyrtarisht Hila do të jetë kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe pritet që pas këtij rezultati të lërë mandatin e deputetit. Në Tepelenë fitues ka dalë Baftjar Imeri me 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme. Ndonëse kandidonte i vetëm për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka marrë edhe 6 vota kundër. 1386 demokratë kanë votuar pro Spahisë, ndërsa 4 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Gjirokastër pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Gjithashtu procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe për Primaret e Bashkisë Berat ku fitues është shpallur kandidati Zija Ismaili me 537 vota, ndërsa kandidatët e tjerë Sazan Guri mori 32 vota dhe kandidatja Klejdi Spahiu arriti të mbledhë vetëm 80 vota. Në Poliçan ka pasur vetëm një kandidat të vetëm, për pasojë fitues është shpallur Behar Xhaferraj i cili ka marrë 92 vota, ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Skrapar ka fituar Eugen Mustafallari ku kandidonte i vetëm, i cili ka arritur të marrë 256 vota. Në Dimal është shpallur fitues Gentian Meci i cili ka arritur të sigurojë 187 vota kundrant 86 votave të Thoma Rumnicit. Ndërsa në Kuçovë, ku pati dorëheqje nga Brikena Koroveshi e vetmja kandidate përballë Lefter Maliqit, është mbyllur procesi i numërimit, ku me 339 vota është shpallur fitues Lefter Maliqi. Votat janë numëruar edhe në Bashkinë Delvinë. Ilir Mehmeti është shpallur fitues pasi mori 185 vota ose 54 për qind. Hasan Alizoti mori 83 vota ose 24 për qind ndërsa Bati Cucuri mori 76 vota ose 22 për qind. Në Divjakë Aurel Malko fiton Primaret me 869 vota. Elvis Hajdërlli fiton me diferencë të madhe votash primaret në Partinë Demokratike të Devollit. Pas numërimit të votave Elvis Hajdërlli ka marrë 1184 vota ndërkohë që Vojsava Bregu 156 vota dhe Xhensila Kapo 18 vota. Me 2 vota më shumë se Oligert Muçllari, Primaret në Pogradec i ka fituar Zini Tollozhina. Tollozhina një emër shumë i njohur për selinë blu të qytetit liqenor. Zini Tollozhina ka fituar 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qënë e hapur deri në votat e fundit. Në Konispol ka fituar Fatmir Shero me 137 vota përballë Aleksandër Lokoshit që mori 41 vota. Sipas rezultateve, në Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota. Në Fier kandidatët e Partisë Demokratike shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albano Zhapaj me 87 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota. Pavarësisht risisë së sjellë nga Sali Berisha ku kandidatët të mos jenë në dorën e kryetarit, por të anëtarësisë u pa që 8 të vetshpallurit për garën e Primarëve, në ditën e votimit, hoqën dorë. Më konkretisht në Tropojë, Lushnje, Belsh, Gramsh, Devoll, Krujë dhe Kuçovë. Këto dorëheqje Berisha i ka cilësuar si shprehje e lirisë. Po gjatë këtij procesi ka pasur pakënaqsi nepër rrethe. Kandidatët e primareve në Fier thanë se janë hequr nga lista demokratët e vjetër, mes tyre dhe ish-kryetarë komunash. Problematika të ngjashme janë vërejtur dhe në Roskovec, ku ka dublime emrash në listën e votuesve. Ndërsa Shemsi Prençi, kandidat i Primareve në Kamëz deklaroi në rrjetet sociale se nuk e njeh procesin e votimit për shkak të parregullsive. I pakënaqur edhe ambientalisti, Sazan Guri, i cili kandidon në Primaret e Beratit. Ai deklaron se Kryesia e Rithemelimit në Tiranë orienton votën e anëtarësisë.

Lexo edhe :  Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Anastasios Janullatos

NUMRI I VOTUESVE SIPAS QARQEVE:
Qarku Shkodër – 1595
Qarku Lezhë – 3020
Qarku Kukës – 2855
Qarku Dibër – 2200
Qarku Durrës – 1970
Qarku Tiranë – 7300
Qarku Elbasan – 2149
Qarku Korçë – 2620
Qarku Berat – 975
Qarku Fier – 2555
Qarku Vlorë – 1872
Qarku Gjirokastër – 1063

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV