Asgjë nuk i ndal demokratët/ 70 automjete me protestues nga rrethet nisen drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa liderët e rajonit dhe Europës po mbërrijnë njëri pas tjetrit në sheshin Italia për samitin BE-Ballkani Europian, demokratët nga ana tjetër po bëjnë përgatitjet e fundit për protesën e lajmëruar.

Mësohet se 800 qytetarë nga Berati janë nisur drejt Tiranës. Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private.

Kjo ka ndodhur pasi, siç edhe janë shprehur vetë drejtuesit e degëve të PD-së, ata ishin njoftuar se nuk do të lejoheshin nga policia të futeshin në Tiranë.

Po kështu, edhe të gjithë administratorët e autobusëve dhe mikrobusëve të linjës Berat-Tiranë janë urdhëruar nga terminalet e linjave që të mos prenotohen me protestues pasi nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit.

Mësohet se nga qarku i Beratit do ti bashkohen protestës së mesditës në Tiranë rreth 800 demokratë,70 automjete me rreth 300 protestues janë nisur nga qyteti i Beratit,230 nga qyteti i Kuçovës,140 nga Dimali,60 nga Skrapari dhe 70 nga Poliçani.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV