“Kush mbjell erë, korr stuhi”/ Turqia kërcënon Greqinë: Bëni një hap prapa, ose..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërcënuar sërish Greqinë.

“Kush mbjell erë, korr stuhi”, mësohet të ketë thënë ministri turk në një komunikim për mediat.

Cavusoglu iu referua çështjes së stërvitjeve ushtarake në ishujt lindorë të Egjeut dhe tha se “mund të vijmë papritur një natë. Nuk do të heshtim përballë kërcënimeve”.

Ministri i Jashtëm pohoi se “ishujt që ka pajisur Greqia iu dhanë Turqisë nga traktatet e Lozanës dhe Parisit me një kusht. Greqia nuk mund t’i pajisë këto ishuj”.

Duke vazhduar me të njëjtin ton të përdredhur, Çavusoglu akuzoi Greqinë për “shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre dy marrëveshjeve. Greqia nuk dëshiron paqe. Ajo shkel marrëveshjet e paqes. Ne dërguam argumentet tona ligjore. Ne pamë përgjigjet e tyre, përgjigje që janë thjesht demagogjike politikisht”.

Duke shkuar një hap më tej, ai nisi kërcënimet duke thënë se “nëse Greqia nuk tërhiqet nga kjo shkelje, duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të këtyre ishujve. Nuk mund të heshtim për këtë çështje. Ose Greqia do të bëjë një hap prapa ose ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Prandaj presidenti ynë tha shprehjen “mund të vijmë papritur një natë”. Nuk mund të vuajmë në heshtje. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.

“Greqia të mos harrojë se kush mbjell erë, korr stuhi. Nëse nuk doni paqe, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, papritmas një natë”, përfundoi Mevlut Çavusoglu në referencën e tij provokuese për Greqinë.

Të fundit

“Nëse PD s’tërhiqet nga lobimi, kryen vepër penale”, Kreshnik Spahiu jep shpjegimin

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në...

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke shkaktuar mbylljen e rrjeteve të...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Në vendngjarje u gjet ADN-ja, nis gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Një gjyq filloi sot në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën grabitës të armatosur lidhën Kim Kardashian në dhomën e saj...

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara...

Lajme të tjera

Web TV