Samiti i BE nën masa të rrepta sigurie, Njësia Anti-Eksploziv e RENEA-s zbret në terren

Ditën e sotme Tirana do të jetë e ‘blinduar’ nga masat e rrepta të sigurisë të marra për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Policia e Shtetit është angazhuar edhe përgjatë natës për të ushtruar kontrolle të imtësishme.

Në disa foto të publikuara nga policia shihet se në aksion, duke respektua protokollin është dhe Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea.

“SIGURIA PËR SAMITIN E BE-së që do mbahet sot në Tiranë.

Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës, kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.