Samiti i BE-së në Tiranë/ Sot do të ndahen 2.6 mld euro mbështetje për rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, forcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja në rajon, sfidat e emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në 6 Dhjetor në samitin e 27 vendeve anëtarë të BE me partnerët e Ballkanit Perëndimor, sipas burimeve zyrtare nga Unioni Europian.

Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Diskutimet në takimin e sotshëm në Tiranë, pritet të fokusohen edhe në efektet negative për furnizimin e rregullt me energji dhe ushqime pas luftës në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi më herët se tashmë ka një mbështetje financiare për të ndihmuar vendet në Ballkanin Perëndimor të përballen me mungesat dhe çmimet më të larta.

 

“Ne kemi krijuar një paketë mbështetjeje për energjinë që të gjithë së bashku duhet të mobilizojnë të paktën 2.5 miliardë euro për Rajonin”, – tha Várhelyi.

Liderët e BE-së pritet që sot të propozojnë një plan veprimi për emigracionin, i cili parashikon 20 masa operacionale të strukturuara në 5 shtylla:

1-Forcimi i menaxhimit të kufirit;

2-Përshpejtimi i procedurave të azilit;

3-Lufta ndaj kontrabandës së emigrantëve;

4-Rritja e bashkëpunimit për ripranimin dhe kthimet;

5-Arritja e harmonizimit të politikave të vizave

Plani i ri i veprimit për emigracionin synon të forcojë bashkëpunimin për menaxhimin e kufijve me partnerët në Ballkanin Perëndimor në dritën e perspektivës së anëtarësimit në BE.

Një çështje delikate, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në krye të agjendës pas luftës në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të diskutojnë sot mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe politik, me fokus të veçantë të rinjtë.

Të fundit

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Lajme të tjera

Web TV