Goditja ndaj Berishës/ Shehaj: Akt shumë i rëndë, i dënueshëm dhe i orkestruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj dënoi dhunën e ushtruar ndaj Sali Berishës një ditë më parë në protestën e opozitës.

Për News24, ajo u shpreh se ngjarja ishte shumë e rëndë, madje e orkestruar në mënyrën më të keqe. Ndaj protestës së opozitës tha Shehaj nuk ishte marrë asnjë masë sigurie edhe pse të gjithë ishin në dijeni.

Shehaj tregoi se vetë personalisht gjatë protestës ka parë 18 civile, oficerë policie të cilët nuk bënë asgjë.

Një akt shumë i rëndë, shumë i dënueshëm, shumë keq i orkestruar dhe është i orkestruar. Këto jo ishte me kartelë apo pa kartelë janë shumë të shëmtuara. Qeveria dhe policia të marrin përgjegjësitë që i takon sepse  ishte një miting i dakordësuar dhe aty nuk kishtarë asnjë masë sigurie ndaj atij mitingu.

Aty mund të kishte ndodhur edhe ndonjë akt më i rëndë. Por maturia e drejtuesve politik sheshoi gjithçka. Ai djalë u shoqërua në polici.

Unë kam takuar shefin e komisariatit, që donin të merrnin djalin dhe më pas e morën. Organizatorët e protestës arritën të menaxhonin një situatë që mund të përkeqësohej shumë.

Mendova mos ishte ndonjë provokator që mund të ishte kapur me ndonjë protestues. E paimagjinueshme të goditej Berisha.

Unë personalisht që nga momenti që kam bërë rrugën nga pallati i ri dhe deri tek selia e PD, personalisht kam njohur 18 djem oficerë policie civilë. Ka pasur jashtë mase shumë. Kam njohur edhe OPGJ të Tiranës që s’kanë lidhje fare. Asnjëri nuk bëri asgjë, por më pas kërkonin atë djalin”, theksoi ndër të tjera Shehaj.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV