Parlamenti Europian i jep Tiranës titullin ‘Qyteti Europian i Sportit 2023’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është edhe zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023. Titullin e mori kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel. Veliaj shoqërohej edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli dhe zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endri Hoxha.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh krenar që sot Tirana është kryefjala e aktiviteteve më të madha sportive të vitit.
“Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë histori suksesi, duke qenë se janë me qindra qytetet që aplikojnë për këto tituj. Ky është aktiviteti më i madh sportiv që ndodh në Parlamentin Europian. Dua të falenderoj shumë grupin tonë parlamentar, deputetët, Taulant Ballën, kryetarin e grupit; dua të falenderoj deputetët e djathtë europianë, sidomos zv/Presidentin e Parlamentit Europian, nga e djathta – në dallim nga Shqipëria, këtu e majta dhe e djathta bashkëpunojnë për punë të mira, që të ecin përpara. Ky është një shembull që duhet ta ndjekim edhe ne. Por, ajo që është më e rëndësishmja, dua të falenderoj të gjitha strukturat tona sportive, duke filluar nga Drejtoria e Sportit të Bashkisë së Tiranës, Sport Klub Tirana, që do të jetë mikpritëse e pjesës më të madhe të aktiviteteve vitin tjetyër. Dua të falenderoj me gjithë zemër Komitetin Olimpik, Fidelin, Ministrinë e Arismit dhe të Sportit, Ertridin, Evisin. Si një familje kampionësh ne do të prodhojmë një super sukses për Tiranën tonë,” tha Veliaj.

Ai shprehu bindjen se viti 2023, që do t’i kushtohet tërësisht sportit në kryeqytet, do të jetë një parapërgatitje e mirë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024 dhe ato Mesdhetare.

“Është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike në 2024 dhe për Lojërat Mesdhetare në vitin 2026. Një njeri mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër për të fituar një kampionat dhe sot skuadra e Tiranës, e ka fituar këtë kampionat,” vijoi Veliaj.

Lexo edhe :  Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se, “kjo është përmbyllja më e bukur dhe më kuptimplotë e vitit 2022 për Tiranën, por edhe fillimi më i bukur për vitin 2023”.

“Po të kemi parasysh se, në vitin 2022, Tirana ishte Kryeqyteti i Europës për Rininë, dhe në fakt, si kryeqytet i tillë ka mikpritur aktivitete shumë të rëndësishme, duke mos harruar finalen e rëndësishme të Ligës së Konferencës së 25 majit në Tiranë, shpallja këtu, në selinë qendrore të Parlamentit Europian, në Bruksel, e Tiranës ‘Qyteti Europian i Sportit’ është një mesazh shumë i rëndësishëm për gjithë atë që po ndodh, transformimin e rëndësishëm që Tirana po përjeton dhe me një fokus të veçantë tek sportet. Viti 2023 do ta gjejë Tiranën me projekte të mëdha të zhvillimit të fushave sportive, jo vetëm në atë që është sporti më i dashur, futbolli, por edhe në plot sporte të tjera, që lidhen me aktivitetin olimpik. Ringjallja e aktivitetit olimpik në Shqipëri është gjëja e duhur. Prandaj, gjej rastin ta uroj Erion Veliajn dhe Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer. Vlerësimi për ta shpallur Tiranën ‘Qyteti Europian i Sportit’ lidhet me politikat e ndërmarra nga bashkia dhe me vizionin e zhvillimit të qytetit të Tiranës, jo vetëm si kryeqytet i Shqipërisë, por tashmë si një kryeqytet i sportit evropian,” u shpreh Balla.

Kujtojmë që Tirana ka pasur këtë vit ka mbajtur stafetën ‘Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ku një sërë aktivitetesh janë organizuar për të rinjtë në të gjithë vendin.

Të fundit

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Lajme të tjera

Web TV