Dita e Rinisë, Begaj: Idealet e studentëve të dhjetorit ’90 duhet të na frymëzojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kujtuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Begaj thekson se 32 vite më parë 8 dhjetori ndau përfundimisht historinë e shtetit shqiptar dy epoka. Sipas presidentit, idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi.

REAGIMI I BEGAJT

8 dhjetori i 32 viteve më parë i studentëve të Tiranës, do të ndante përfundimisht në historinë e shtetit shqiptar dy epoka.
Ai dhjetor, do të ishte i fundmi dhjetor i pushtetit komunist, për të mbetur në histori edhe dhjetori i parë i lirisë në pluralizëm politik, për të mbetur përjetësisht edhe dhjetori që ndezi shpresën për demokracisë.
Ndaj, një popull që kishte përballuar aq e aq shumë sakrifica dhe pamundësi, mbushi sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, përmes thirrjes studentore: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”
Largpamësia dhe mençuria vizionare e studentëve shqiptarë të atij brezi, bëri bashkë menjëherë punëtorët dhe intelektualët, pedagogët dhe shkencëtarët, bëri me vete gjithë popullin shqiptar, i cili pa asnjë mëdyshje, por me bindje dhe vullnet patriotik përcaktoi edhe rrugën e të ardhmes së tij.
Eshtë pikërisht kjo arsyeja se pse 8 dhjetorin e nderojmë dhe e festojmë si Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shprehur në këtë mënyrë sa mirënjohjen ndaj studentëve dhe të rinjve të asaj kohe, edhe përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj rinisë shqiptare në çdo kohë.
Mesazhi i kësaj dite është amanet, është mision, është detyrim dhe përgjegjësi.
Idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi, me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që të vazhdojmë pa ndalur rrugën tonë të integrimit euroatlantik.
8 dhjetori është ëndrra e një brezi shprehur në thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por mbetet edhe aspirata e një kombi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Të fundit

Çfarë ndryshojnë sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Nga Todd Prince, REL Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në...

E papritur: Chiara Ferragni nga miliardere, tani drejt falimentit?

Dyqani i Chiara Ferragni, i vendosur në Via del Babuino 152 në zemër të Romës, ka ndërprerë zyrtarisht aktivitetin. Vendimi u bë publik nga...

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime...

Nard Ndoka ‘rrëfen’ intrigat e Flamurit dhe Jozefinës ndaj demokristianëve!

Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se...

Tifozët pas porte, FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për...

Lajme të tjera

Web TV