Surprizuan liderët e BE-së/Protagonistët tregojnë prapaskenat, si u mbajt gjithçka sekret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shfaqja artistike përballë liderëve botërorë pjesëmarrës në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor duhej të ishte surprizë. Dhe ashtu ndodhi dhe qëllimi u arrit.

Performanca ka zgjatur 14 minuta përpara sheshit “Italia” ku dhe u bë fotoja familjare e samitit.

Në “Ditë e Re” në ishin të ftuar ata protagonistët, pjesëtarë të Ansamblit Popullor dhe trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit.

“E dinim që koha e fotos familjare zgjat disa sekonda dhe duhej që brenda këtyre sekondave të tërhiqnim vëmendjen e liderëve me surprizën tonë dhe më pas të nisim shfaqjen”

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Baletit Abigeila Voshtina: Donim të tregonim që ishim kaq tradicional sa dhe europianë. Ishte vërtet emocionuese. Një  performancë live ku ti nuk ke mundësi të bësh shumë prova dhe nuk duhej të dihej që ekzistonte, edhe për ne derisa u realizua dhe ishte vërtet emocionante. Unë vetë jam instrumentiste e njoh skenën dhe përveç momentit të parë ti përhumbesh. Dhe kësaj here mu mpinë duart. Gjithçka shkoi siç e kishim ideuar”

Ajkana Topalli, valltare : Ishte punë e madhe, pasi ishte hera e parë që në Ansambël të bëhej një projekt me 60 vetë. Përgjegjësi e madhe duke menduar që do kërcenim para liderëve të botës

Sedmir Memia, valltar: Prapa kuintave nuk e kishim marrë seriozisht por kur u hap dera dhe pamë të gjithë ato liderët e botës na u dridhën këmbë nga sikleti por ne jemi artistë. Duhet të tregojmë sa më mirë folkun shqiptar.

Selin Bollati, valltare: Të gjithë njerëzit na kanë shkruar dhe përgëzuar. Ia arritëm qëllimit.

Flavio Xhaferi: Ishte surprizë dhe nuk e prisnin. Ishte një shfaqje ndryshe nga të tjerat

Lexo edhe :  Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Nina Muho së bashku me tenorin Denis Skurra kënduan pjesën “Brindizi” të La Traviatës.

Nina Muho, soprano: Është nga ato momentet që vjen një herë në jetë. Deri në momentin e fundit nuk e kishim marrë aq seriozisht por kur sheh përballë liderët botëtorë është moment i veçantë dhe në fund i bën pyetjen vetes: Ua  vërtet isha unë pjesë e këtij emocioni.

Ia arritën qëllimit. Performanca e tyre u pëlqye nga liderët botërore dhe u përcoll nga të gjithë mediat ndërkombëtare. “Ansambli atë ditë ka shkëlqyer. I dha ngjyrat e identetitetit tonë” tha Drejtoresha e Teatrit të Operas së Baletit në studion e emisionit “Ditë e Re”.

 

 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV