Tensionet me Kosovën/ Vuçiç takon ambasadorin amerikan, zbardhet kërkesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka biseduar të enjten me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, për rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në Kosovë, dhe ka fajësuar institucionet e Kosovës për diçka të tillë.

Vuçiç ka diskutuar me Hillin për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për propozimin e Bashkimit Evropian lidhur me vazhdimësinë e dialogut për normalizim të marrëdhënieve, raporton Radio Evropa e Lirë.

Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, ka dalë së fundi me një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Propozimi, i njohur në publik si plani franko-gjerman, thuhet se parasheh disa hapa që do të çonin në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më 6 dhjetor pasi disa grupe të qytetarëve serbë në veri kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, me qëllim të përgatitjes për zgjedhje, dhe kështu kanë shkaktuar incidente me armë zjarri.

Për incidente të tilla është raportuar në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një ditë më vonë, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për dy shpërthime me shok bomba.

Zgjedhjet për komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, janë caktuar për 18 dhjetor, pasi kryetarët e tyre kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave në RKS – Republika e Kosovës

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV