Basha nga SHBA: Liderët mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i demokratëve Lulzim Basha ndodhet në SHBA, ku është takuar me Jorn Fleck, kreun e Qendrës Europiane në Këshillin Atlantik. Në një postim në Facebook, tregon se ka biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor.

Po ashtu, shtoi se ka liderë politik që nuk ndahen dot nga e shkuara dhe shkaktojnë drama për vendet e tyre. Me këtë duket se i referohet kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç por edhe Sali Berishës.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut në Washington. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck. Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.

Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderëve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona”, shkroi Basha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në SHBA, ku është ftuar për forumin e partive të djathtave në SHBA, i cili ka nisur më 6 dhjetor.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV