Gjendet i pajetë në banesë djali i Tina Turner/ Vuante nga sëmundja e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare.

‘DailyMail’ raporton se Ronnie është gjetur nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Nëna e tij ende nuk ka komentuar për vdekjen e tij.

Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.

Ronnie ka lindur në vitin 1960, nga Tina dhe bashkëshorti i saj Ike.

Policia u thirr në shtëpinë e Ronnie në mëngjes. Gruaja e tij Feda, thirri policinë për ngjarjen që kishte ndodhur. Mjekët nxituan në shtëpinë në San Fernando Valley, ku gjetën kalimtarë të rastësishëm që po përpiqeshin të ndihmonin. Por përpjekjet e tyre përfundimisht dështuan dhe Ronnie u shpall i vdekur.

Ronnie luajti së bashku me nënën e tij në filmin biografik të vitit 1993 What’s Love Got To Do with It, i cili tregonte historinë e jetës së saj.

Të fundit

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së pranverës. Sipas një raporti...

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

Lajme të tjera

Web TV