Nga revolucioni te mosbindja civile/ Zbardhet skenari i opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se sulmit ndaj tij me grusht në protestën e opozitës, se kundërpërgjigja do të vijë përmes revolucionit.

“Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë. Përfundimi me sukses gjer tani dhe shpresoj që dhe të dielën që vjen i atyre balotazheve, shënon kurorëzimin e një procesi, festivali të vërtetë lirie. Nuk them të përsosur. Në PD e kanë nxjerrë këtë parti shumë herë më të fortë, ndaj kam mirënjohje të pakufishme ndaj organizatorëve, konkurrentëve, komisionerëve, që dhuruan këtë proces. Tani qëllimi ynë është siç votuam brenda partisë, të votojnë dhe shqiptarët”.

Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, ndërsa ka folur se cili është skenari i opozitës ditët në vijim.

Ai ka thënë se do të vazhdojë me revolucion deri në mosbindje civile.

“Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do të bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situate është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile”, tha Berisha.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV