TRAGJEDI/ Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Moskë, ndërron jetë një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qendër tregtare në Moskëështë përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm duke lënë të vdekur një person.

Zjarri masiv, i cili u përhap në madhësinë e një fushe futbolli, përfshiu qendrën tregtare Mega në Khimki pranë kryeqytetit rus. Mediat e huaja raportojnë se, zjarri çoi në shembjen e një pjese të qendrës tregtare, gjë që komplikoi përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët.

Një person, i identifikuar nga mediat lokale si Sergey Smurov, u vra nga flakët pasi u bllokua në aneksin, brenda qendrës tregtare. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan flakët që ndezin qiellin dhe tymi i errët që ngrihej në ajër, ndërsa dhjetëra njerëz u larguan nga ndërtesa e djegur në një parking.

Më shumë se 70 zjarrfikës dhe 20 kamionë zjarrfikës po punonin për të shuar zjarrin, i cili u përhap në 7,000 metra katrorë (75,300 këmbë katrorë), thanë shërbimet e urgjencës, duke shtuar se puna e tyre u pengua për shkak të projektimit të ndërtesës.

“Për shkak të shembjes së çatisë, zjarri u përhap menjëherë në një zonë të madhe”, thanë shërbimet e urgjencës të rajonit të Moskës në Telegram.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha se po shqyrtonte shkakun e zjarrit. Nga ana tjetër, Kreu i agjencisë së shërbimeve të urgjencës të rajonit të Moskës tha se duket se zjarri ishte rezultat i shkeljes së rregullave të sigurisë gjatë punimeve të riparimit në ndërtesë. Burimet i thanë mediave lokale se zjarri kishte filluar në njësinë OBI me bazë në Gjermani, i cili u mbyll menjëherë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV