VIDEO/ Po lutej për paqe në Ukrainë, Papa Françesku shpërthen në lot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku shpërtheu në lot, teksa lutej për paqen në Ukrainë gjatë një vizite tradicionale të Krishtlindjeve në statujën e Virgjëreshës Mari pranë Shkallës Spanjolle në Romë.

Në pamundësi për të folur, Papës iu desh të ndalonte për disa sekonda ndërsa filloi të përshkruajë luftën në vendin e Evropës Lindore dhe vuajtjet e popullit të tij.

Do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas”, tha ai, përpara se të mbytej dhe të shpërthente në lot.

Turma e qytetarëve, besimtarëve dhe klerikëve që rrethuan papën filluan të duartrokasin pas një heshtjeje intensive për ta inkurajuar atë të vazhdojë.

Më pas Françesku e rifilloi lutjen nga ku e kishte lënë: …populli ukrainas, për paqen që i kemi kërkuar Zotit për kaq shumë kohë… Në vend të kësaj, unë duhet t’ju paraqes lutjet e fëmijëve, të moshuarve, nënat, prindërit dhe të rinjtë e asaj toke martire që po vuan shumë.

Papa ishte në vizitën e tij vjetore në Shkallët Spanjolle në qendër të Romës, e cila zhvillohet më 8 dhjetor, një festë kombëtare kushtuar Virgjëreshës Mari, nënës së Jezusit. Pas përfundimit të lutjes, papa përshëndeti turmën që ishte mbledhur në sheshin e famshëm romak.

Që nga fillimi i luftës midis Moskës dhe Kievit në fund të shkurtit, Papa Françesku ka përmendur Ukrainën në shumicën e fjalimeve të tij publike.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV