Putin kërcënon sërish me luftë bërthamore/ Ky shtet do zhduket nga faqja e dheut!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar me asgjësimin e njerëzimit nga lufta nukleare. Diktatori rus tha se shteti i parë që do të zhduket nga faqja e dheut do të jetë ai vend që do të sulmojë Rusinë me bomba atomike. “Çdo vend që guxon të sulmojë Rusinë me armë bërthamore do të fshihet nga faqja e dheut”, ishin këto fjalët kërcënuese dhe alarmuese për botën nga Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një konference për shtyp në Bishkek, Kirgistan. Cari ka bërë të ditur se Rusia nuk ka ndërmend të nisë fillimisht një sulm bërthamor parandalues. Sidoqoftë, në rast të një sulmi nga një vend tjetër, Moska mund të përdorë armët e saj të avancuara hipersonike. Pra, Vladimir Putin nuk përjashton më mundësinë që Rusia të përfshijë mundësinë e një sulmi parandalues ??bërthamor në “strategjinë e saj ushtarake”, me qëllim “çarmatosjen” e armiqve të saj. Kështu raporton Bloomberg, duke cituar përgjigjen e numrit një në Moskë për gazetarët në fund të një takimi në Kirgistan. Presidenti rus pranoi se po shqyrtohet hipoteza: “Ne po mendojmë për këtë”. Në veçanti, “nëse po flasim për një sulm për të çarmatosur armiqtë, ne mund të përdorim qasjen e partnerëve tanë amerikanë”, shtoi ai, duke iu referuar strategjisë së SHBA-së që parashikon përdorimin e raketave me precizion të lartë në një perspektivë parandaluese. Vetëm dy ditë më parë, kreu i Kremlinit kishte thënë se rreziku i një lufte bërthamore po rritet, duke e përcaktuar arsenalin atomik rus si një “faktor parandalues”. Por strategjia ruse kufizon përdorimin e armëve të tilla si mjetin e fundit në rast të një kërcënimi ekzistencial.

Rusia fuqia më e madhe bërthamore

Me më shumë se 6.300 koka bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Nga partnerët e NATO-s, SHBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5.800 koka bërthamore. Thuhet se Franca ka gati 300 koka bërthamore, Britania e Madhe rreth 215. Por shifra krejtësisht të sakta nuk ka, sepse shumë shtete mbajnë sekrete të dhënat e tyre. Edhe nëse flitet për një “mburojë mbrojtëse bërthamore” nga SHBA, një sulm bërthamor në Evropë nuk mund të parandalohet ushtarakisht. “Mburoja mbrojtëse” bazohet më shumë në supozimin se një kundërshtar nuk do të guxonte të sulmonte vendet e NATO-s me armë bërthamore, sepse ai do të duhej të llogariste me një kundërsulm. Një përgjigje e tillë ushtarake mund të urdhërohet dhe ekzekutohet nga çdo fuqi bërthamore e NATO-s: SHBA, Britania dhe Franca. Të tre shtetet kanë armë bërthamore strategjike që mund të shkrepen nga nëndetëset bërthamore, ndër të tjera, dhe kështu të mundësojnë një kundërsulm në çdo skenar të mundshëm.

Lexo edhe :  SHBA, masa ndaj Inteligjencës Artificiale të Kinës, ndalon marinsat të përdorin DeepSeek

Kush vendos për përdorimin e armëve bërthamore?

Për përdorimin e armëve bërthamore amerikane të ruajtura në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Holandë vendos presidenti amerikan së pari. Ai do lejonte përdorimin e armëve barthamore, ndërsa vendi i stacionimit (p.sh.Gjermania) do të duhej të pajtohej me hedhjen e bombave nga avionët e sa luftarakë. Përpara një vendimi të tillë do të kishte, sipas të gjitha gjasave, konsultime me aleatët e tjerë të NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Presidenti francez vendos vetë për përdorimin e armëve bërthamore franceze. Në Mbretërinë e Bashkuar, fuqia vendimmarrëse i takon kryeministrit britanik. Por të tre qendrat e vendimmarrjes për përdorimin e armëve bërthamore konsiderohen vetëm si një element parandalues, pasi ato e bëjnë të vështirë për armikun të llogarisë saktësisht se si do të reagonte NATO në rast të një sulmi.

Roli i Gjermanisë

Gjermania merr pjesë në parandalimin bërthamor në Evropë me avionë luftarakë Tornado të stacionuar në Buchel, Rhineland-Pfalz. Në rast emergjence, avionët me një ekuipazh gjerman do të fluturonin me armë bërthamore amerikane drejt objektivit. Të paktën një herë në vit, pilotët e Bundesëehr-it praktikojnë hedhjen e bombave atomike amerikane. Përveç Gjermanisë edhe Holanda, Belgjika dhe Italia marrin pjesë në atë që njihet si pjesëmarrje në arsenalin bërthamor të NATO-s. Sipas raportimeve, aktualisht në Evropë ruhen midis 100 dhe 150 bomba të certifikuara për këto avionë dhe relativisht të pasakta.

 

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV