Rrihnin gratë e tyre/ I vihen prangat tre burrave dibranë

Tre shtetas shqiptarë me inicale E.P. 48-vjeç banues në Dibër, P.E.57-vjeç dhe M.R 43-vjeç banues në Bulqizë  janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike tek bashkëshortet e tyre.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër dhe Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i dhunuesëve.

Njoftimi i Policisë:

Ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.P.,  48 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit  P. E., 57 vjeç; dhe  M.R.,43 vjeç,  banues në Bulqizë. Dy  shtetasit e lartëpërmendur kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.